Slloveni, protesta me biçikleta kundër qeverisë ndaj masave tepër kufizuese

Evropë

Slloveni, protesta me biçikleta kundër qeverisë ndaj masave tepër kufizuese

Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Më shumë se 3 500 persona me biçikleta u takuan në qendër të kryeqytetit slloven, Lubjanë, për të protestuar kundër masave të konsideruara tepër kufizuese nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për parregullsi të dyshuara në furnizimin me pajisje sanitare mbrojtëse.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Maribor, Nova Gorica dhe vende të tjera të vendit, të koordinuara nga organizata joqeveritare ”Gibanje Ops”.

Në Lubjanë, qindra demonstrues u takuan para ndërtesës së Parlamentit dhe zonave përreth, duke zënë stolat dhe hapësirat publike.

Sidoqoftë, ndalimi i grumbullimeve dhe masave të tjera të distancimit shoqëror çuan në ndërhyrjen e policisë, e cila kreu 58 procedime për shkelje të ligjit për tubimeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat