Britania pritet t’i rihapë shkollat fillore nga 1 qershori

Evropë

Britania pritet t’i rihapë shkollat fillore nga 1 qershori

Më: 3 maj 2020 Në ora: 08:37
Ilustrim

Shkollat fillore në Britani do të mund t’i rihapë shkollat fillore nga 1 qershori, me ç’rast mësimin fillimisht do ta rinisnin nxënësit e moshave 10 deri 12-vjeçare, shkruan Daily Mail.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po shpreson t’i paralajmërojë mësuesit tri javë më herët për rihapjen e shkollave fillore në Angli për të gjithë nxënësit brenda muajit të ardhshëm.

Burime brenda sektorit publik kanë thënë se kthimi më i hershëm i fëmijëve në shkolla ka për qëllim që t’u ndihmojë prindërve të tyre të kthehen në vendet e punës. Ky veprim gjithashtu synohet të merret për ta shmanguar dëmtimin e zhvillimit të hershëm psikik dhe social të fëmijëve.

Sa i përket shkollimit të lartë, në universitete së pari pritet të kthehen studentët e mjekësisë dhe veterinarisë, që do t’i rifillojnë studimet në vjeshtë, ndërsa pas tyre studimet do t’i rifillojnë studentët e artit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat