​CNN edhe në Republikën Çeke

Evropë

​CNN edhe në Republikën Çeke

Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Rrjeti televiziv amerikan CNN ka lansuar sot televizionin CNN Prima në Republikën Çeke së bashku me televizionin privat çek FTV.

CNN Prima News është kanali i nëntë që operon FTV Prima. Transmetimi i saj përfshin lajme lokale të mbuluara nga reporterët e Prima së bashku me lajmet ndërkombëtare nga CNN. Kanali gjithashtu ka lansuar një faqe në internet.

Kanale të tjera të CNN janë krijuar tashmë në vende të tjera, përfshirë Indonezinë, Japoninë, Filipinet, Turqinë, Zvicrën dhe Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat