INSTAT-i italian/ Ka një mister shifrash për Covidin, krahasuar me vitet e shkuara, Jugu më pak vdekje, Veriu goditet rëndë!

Evropë

INSTAT-i italian/ Ka një mister shifrash për Covidin, krahasuar me vitet e shkuara, Jugu më pak vdekje, Veriu goditet rëndë!

Më: 4 maj 2020 Në ora: 20:52
Ilustrim

Duke marrë parasysh muajin Mars, thuhet ne raportin e fundit te INSTAT ne te cilin krahasohet mesatarja e vdekjeve te pese viteve te fundit, me ato te ketij viti, ka një rritje të vdekjeve për shkaqe te përgjithshme prej 49.4% në nivelin mesatar kombëtar.

Nëse marrim si referencë periudhën nga vdekja e parë e Covid-19 e raportuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Integruar (20 Shkurt) deri më 31 Mars, vdekjet shkojnë nga 65.592 (periudha mesatare 2015-2019) në 90.946 në vitin 2020. Teprica 25354 e vdekjeve, perbehet ne masen 54% nga ata qe u diagnostikuan si te semure me Covid-19 (13,710). Për shkak të përqendrimit të fortë të fenomenit në disa zona të vendit, të dhënat e raportuara në nivelin mesatar kombëtar “rrafshojnë” madhësinë e ndikimit të epidemisë Covid-19 në vdekshmërinë totale. Duhet të theksohet, në të vërtetë, se shumica e rritjes se numrit te vdekjeve regjistrohet në provincat e përcaktuara me shperndarje te larte te infeksionit (89% rritje, krahasuar me pesevjeçarin e meparshem), nderkohe qe kjo rritje zbret ne 8% në zonat me difuzion të mesëm dhe 3% në zonat me difuzion të ulët.

Në Veri, vdekshmëria eshte dyfishuar: +586 në Bergamo

Mbi 91% e vdekshmërisë së rritur, krahasuar me pese vitet e fundit, në Mars 2020, sipas raportit, është përqendruar në zonat me përhapje të lartë të epidemisë: 3,271 bashki, 37 provinca në Veri, plus Pesaro dhe Urbino. Në të gjitha këto krahina, vdekjet nga shkaqe te pergjithshme janë më shumë se dyfish, në krahasim me mesataren 2015-2019 për muajin Mars. Nëse marrim parasysh periudhën nga 20 shkurti deri më 31 Mars, vdekjet kanë shkuar nga 26.218, në 49.351 (+ 23.133); pak më shumë se gjysma e kësaj rritje (52%) është vdekja e raportuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Integruar Covid-19 (12,156).

Brenda këtij grupimi, krahinat më të prekura nga epidemia paguan një çmim shumë të lartë në jetën e njerëzve, me rritje të përqindjes së vdekjeve në Mars 2020 në krahasim me Mars 2015-2019 me tre shifra: Bergamo (+568%), Kremona (+391 %), Lodi (+371%), Brescia (+291%), Piacenza (264%), Parma (208%), Lecco (174%), Pavia (133%), Mantua (122%), Pesaro dhe Urbino (120 %).

Në qendër dhe në jug vdekjet u ulën: -9.4 në Romë!!!

Në disa zona të Italisë, ato më pak të prekura nga virusi, në Mars 2020, kanë njekohesisht edhe më pak të vdekur se mesatarja e viteve të kaluara: në përgjithësi, nëse lexojmë në raportin Istat / Iss për ndikimin e Covid- 19 në vdekshmëri, në zonat me difuzion të ulët (gjithsej 1.817 komuna dhe 34 provinca, kryesisht në Qendër dhe në Jug), vdekjet e Marsit 2020 janë mesatarisht 1.8% më të ulëta se mesatarja e pesë viteve të kaluara.

Shfaqet e bujshme shifra e Romës, e cila në Mars shënon një -9.4%, në krahasim me vdekshmërinë mesatare të 5 viteve të fundit: 3,757 vdekje këtë vit, perkundrejt  4,121 vdekjeve mesatarisht. Në Lazio pati 5211 të vdekur nga 20 shkurti deri më 31 mars 2020, ndërsa mesatarja në të njëjtën periudhë të pesë viteve të kaluara ishte 5605. Poshtë shifres se ketij te viti, sa i perkete vdekjeve eshte edhe Napoli, i cili regjistroi një vdekshmëri -0.9% krahasuar me mesataren pesevjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat