Gjuajtësit rusë stërviten për paradën ajrore të Ditës së Fitores

Evropë

Gjuajtësit rusë stërviten për paradën ajrore të Ditës së Fitores

Më: 4 maj 2020 Në ora: 22:32
Foto

Rusia ka anulluar eventet publike që normalisht do të shënonin paradën e Ditës së Fitores më 9 Maj, por megjithë koronavirusin nuk ka hequr dorë nga pjesa ajrore e paradës së saj ushtarake.

Me më pak se një javë nga data e madhe, skuadrat ajrore ruse kanë qenë mjaft të zëna në stërvitje.

Pamjet e publikuara nga ministria e mbrojtjes tregonin gjuajtësit në fluturime solo e në formacion, duke praktikuar rutinat e paradës së fitores kundër nazizmit.

Shfaqja ajrore do të shihet në 32 qytete ruse, nëse moti do të mbajë i mirë. Sot ishte stërvitja mbi Moskë, ku më shumë se 70 avionë fluturuan mbi Sheshin e Kuq.

Priten gjithahtu dhe fishekzjarret tradicionale, por njerëzit në karantinë do të mund t’i shohin ato vetëm nga ballkonet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat