Bullgari, viti shkollor do të përfundojë me arsim në distancë

Evropë

Bullgari, viti shkollor do të përfundojë me arsim në distancë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:23
Foto Ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Krasimir Valçev, njoftoi përfundimin e vitit shkollor të këtij viti me vazhdimin e arsimit në distancë përmes mjeteve teknologjike të disponueshme për stafin mësimdhënës dhe të gjithë studentët.

Sipas Radios Publike të Bullgarisë (BNR), mësimet do të vazhdojnë në internet dhe studentët do të kthehen në klasë vetëm për provimet më të rëndësishme. Ministri i Arsimit sqaroi gjithashtu se nuk do të ketë asnjë problem për kandidatët për arsim të lartë në universitete në Bullgari dhe jashtë saj.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rrit në 1.689 dhe numri i viktimave në 78.

Rreth 190 anëtarë të stafit shëndetësor në të gjithë vendin janë infektuar nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat