Pas izolimit, italianët në luftë me peshoren!

Evropë

Pas izolimit, italianët në luftë me peshoren!

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:15
Ilustrim

Pas thuajse dy muajsh në karantinë, tani për italianët ka nisur një tjetër betejë. Ajo me peshoren.

Sipas të dhënave, italianët janë shëndoshtur me të paktën disa kilogramë më shumë pas dy muajsh të kaluar mes kuzhinës dhe sallonit, kohë kjo në të cilën ka patur edhe festa, pa mundësi të bëjnë aktivitete fizike për shkak të masave të kufizimit.

Tani që ka nisur faza e 2 e emergjencës, të dhënat tregojnë se gjatë periudhës së izolimit janë rritur me 18 përqind shpenzimet për ushqimet që kanë përfunduar në tryezat e italianëve. Ka patur sipas autoriteteve një rritje të konsumit të ushqimeve me kalori, kombinuar me pije alkoolike dhe situata është rënduar akoma më shumë për shkak të ndalimit të thuajse cdo aktiviteti sportiv dhe detyrimi për të qëndruar brenda.

E gjithë kjo, ka çuar në shtim peshe dhe fenomeni ka ndezur edhe ironi e të qeshura në rrjet, ku gjenden meme plot humor të lidhura me izolimin si ajo që tregon një peshore mbi të cilën është shkruar: mos ngurro por ngjitu, do të shkojë gjithçka mirë.

Sidoqoftë, me fillimin e kësaj faze të re, që lejon shëtitjet dhe stërvitjet individuale në natyrë, humbja e peshës është tani një objektiv primar për 47 përqind të italianëve që sipas statistikave pëlqejnë të qëndrojnë në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat