Gazeta gjermane “Bild” publikoi raportin: Kina ka gënjyer

Evropë

Gazeta gjermane “Bild” publikoi raportin: Kina ka gënjyer

Nga: F. B. Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:06
Kina

Kina sipas gazetës Bild ka gënjyer për epideminë me qëllim që të grumbullonte rezerva të maskave mbrojtëse në tregun ndërkombëtar pak para se ato të bëhen malli më i kërkuar, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Kështu thotë raporti sekret amerikan që u botua në gazetën gjermane, Bëhet fjalë për katër faqe të raportit sekret amerikan të ministrisë së jashtme dhe sigurisë në të cilin thuhet se “Kina ka mashtruar botën me fshehjen e informatave për virusin Corona me qëllim të përgatitjes dhe furnizimit me pajisje mbrojtëse nga pjesa tjetër e botës.

Përmbajtja e raportit sugjeron se kina ka fshehur epideminë e virusit ashtu që të furnizohet me produkte sanitare ndër të cilat edhe maska mbrojtëse. Gazeta “Bild” thotë se Kina me qëllim ka zvogëluar rrezikun e virusit në fillim të janarit, në të njëjtën kohë kur ka rrit ndjeshëm importin e pajisjeve mjekësore dhe ka zvogëluar në mënyrë drastike eksportin.

I njëjtë raport thekson se Pekini me synimin që padukshëm të siguroi hapësirë manovruese për blerjen e këtyre produkteve me vonesë ka publikuar të dhënat. Ata kanë porositur sasi të madhe të maskave mbrojtëse, dorezave dhe uniformave kirurgjike sikurse edhe materialeve tjera sanitare që janë të domosdoshme në luftimin e përhapjes së infektimit.

Po ashtu askush nga OBSh nuk është njoftuar me ndodhitë në Kinë nga koha e fillimit të pandemisë.

Kina akuzohet e edhe ka heshtur mjekët të cilët në fillim të janarit kanë tërhequr vërejtjen në paraqitjen e tipit të ri të virusit, shkruan “Bild”.

Një nga pasojat e sjelljes kineze është edhe mungesa në tregun botëror e maskave mbrojtëse gjë që ka vështirësuar luftën kundër virusit në vendet si Spanja e Italia ka shkruar “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat