Ky vend europian është afër eliminimit të koronavirusit

Evropë

Ky vend europian është afër eliminimit të koronavirusit

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:50
Ilustrim

Islanda gati ka eliminuar epideminë e koronavirusit SARS-CoV-2, pasi 97 për qind e pacientëve të infektuar janë shëruar

Gjatë javës së kaluar janë konfirmuar vetëm dy raste të njerëzve të sëmurë me Covid-19, kishte njoftuar të mërkurën qeveria e Islandës.

“Jemi befasuar për të mirë pasi erdhi deri tek një zvogëlim i shpejtë i përhapjes së pandemisë në Islandë” tha epidemiologu kryesor islandez Torolfur Gudnason njofton Reuters.

“Megjtihatë, është me rëndësi të veçantë të jemi të kujdesshëm dhe të ulim rrezikun e shpërthimit të epidemisë përsëri” shtoi Gudnason.

Deri tani në Islandë janë konfirmuar 1799 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri prej të cilëve 1750 janë shëruar dhe deri tani janë regjistruar 10 raste të vdekjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat