Festë me birra dhe përleshje me policinë, qindra të rinj grek thyejnë karantinën

Evropë

Festë me birra dhe përleshje me policinë, qindra të rinj grek thyejnë karantinën

Më: 7 maj 2020 Në ora: 10:20
Greqi

Greqia vijon të ketë në zbatim masat shtrënguese kundër përhapjes së Covid-19, por gjatë mbrëmjes së djeshme diçka e pazakontë ka ndodhur në Athinë.

Qindra të rinj kanë thyer karantinën duke dalë në rrugë dhe duke festuar me birra. Kjo ka bërë që të ndërhyjë policia për t’i shpërndarë, por në këtë moment të rinjtë kanë kundërshtuar.

Ngjarja ndodhi në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë ku policia i paralajmëroi tubuesit që të shpërndahen, por ata kanë refuzuar këtë thirrje. Pas kësaj, pati përleshje mes policisë dhe njerëzve që ishin mbledhur për të festuar.

Kujtojmë se deri më tani Greqia ka shënuar 147 viktima ndërsa janë infektuar mbi 2600 persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat