Vala e dytë e COVID-19 mund të ndodhë në gusht, e treta në…

Evropë

Vala e dytë e COVID-19 mund të ndodhë në gusht, e treta në…

Më: 7 maj 2020 Në ora: 11:13
Ilustrim

Qendra Federale për Shëndetin Publik në Belgjikë, ka paralajmëruar se ekzistojnë skenarë që parashohin një valë të re të koronavirusit, raporton Brussels Times.

Zyrtarë të kësaj qendre paralajmërojnë se vala e dytë do të mund të ndodhte në gusht, dhe se mund të përcillet edhe me valën e tretë të COVID-19.

“Është e mundur që numri i të infektuarve dhe atyre të hospitalizuar të fillojë të rritet sërish, nëse masat kufizuese hiqen shumë herët apo nëse nuk i përmbaheni rekomandimeve”, ka deklaruar epidemiologu i njohur belg Steven Van Gucht.

Ai paralajmëroi se është i mundur rikthimi i virusit në gusht, sikurse që është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë gjatë vjeshtës apo dimrit për shkak të përkeqësimit të kushteve klimatike.

Ekspertët belgë paralajmërojnë se nuk mund të përjashtohet miratimi i një vale të dytë të izolimit të vendit gjatë dimrit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat