Spanjë/ 214 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mbi 120 mijë të shëruar

Evropë

Spanjë/ 214 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, mbi 120 mijë të shëruar

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:02
Ilustrim

Numri i shifrave ditore të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka pësuar ulje.

Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 213 persona. 44 më pak së një ditë më parë, duke shkuar në 26,070 numri total i vdekjeve.

Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 221 mijë. Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve i cili kaluar shifrën e 128 mijë .

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, varësisht prej shkallës së infektimit.

Katër ishuj spanjollë sihin të parë që lehtësuan masat që prej ditës se hënë 4 maji, duke vazhduar më vonë me pjesën tjetër të territorit spanjoll një javë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat