Papunësia në Slloveni u rrit për 20 për qind, shkaku i pandemisë

Evropë

Papunësia në Slloveni u rrit për 20 për qind, shkaku i pandemisë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:22
Slloveni

Shkalla e papunësisë në Slloveni u rrit me 19.9 përqind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, si rezultat i epidemisë së koronavirusit, duke arritur rekoridin më të lartë në tri vitet e fundit, ka bërë të ditur Byroja e Punësimit të këtij shteti.

Numri i të papunëve arriti në 88.648, duke u rritur me 13.9 përqind nga muaji mars, raportojnë mediat sllovene.

Sllovenia deri më tani ka raportuar 1,448 raste të koronavirusit të ri dhe 99 vdekjeve.

Byroja e Punësimit gjithashtu njoftoi se numri i vendeve të reja të punës të ofruara në prill u ul me 41 përqind krahasuar me muajin mars dhe me 60 përqind krahasuar me prillin 2019. Shumica e punëve të ofruara janë në sektorin e ndërtimtarisë dhe për drejtuesit e kamionëve.

Nga mesi i marsit, Sllovenia ka mbyllur të gjitha shkollat, baret, restorantet, hotelet, qendrat kulturore dhe sportive dhe shumë dyqane. Ajo gjithashtu ndaloi transportin publik dhe ndaloi njerëzit të mblidheshin në vende publike për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shumë kompani duhej të ndalonin ose zvogëlonin prodhimin për shkak të zvogëlimit të kërkesës ose mungesës së materialeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat