Çka ndodh nëse shteti t’i jep 560 euro në muaj pa bërë asgjë? Eksperimenti jep rezultate mahnitëse

Evropë

Çka ndodh nëse shteti t’i jep 560 euro në muaj pa bërë asgjë? Eksperimenti jep rezultate mahnitëse

Më: 7 maj 2020 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Eksperimenti i parë në Evropë me Të Ardhurat Bazike i mbështetur nga Qeveria nuk bëri shumë që t’i inkurajonte marrësit që të punonin por e përmirësoi ndjeshëm mirëqenien e tyre mendore, konfidencën dhe jetëkënaqësinë, sipas studimit të parë të madh të skemave finlandeze që kanë rritur interesin gjatë shpëthimit të pandemisë.

“Marrësit e të ardhurave bazike ishin më të kënaqur me jetën e tyre dhe kishin më pak stres se sa grupet e kontrollit,” thotë studimi nga Universiteti i Helsinikit. “Ata po ashtu kishin një perceptim më pozitiv të mirëqenies së tyre ekonomike.”

Studimi vjen në kohën e krizës shkatërruese ekonomike shkaku i koronavirusit – që nxiti papunësi masive në mbarë botën (përveç në Kosovë, nëse besojmë ministrin Besnik Bislimi) – duke nxitur interes më të madh mbi skemat e Të Ardhurave Bazike.

Papa madje kishte sugjeruar gjatë fjalimit të tij të Pashkëve së fundi se “kjo mund të ishte kohë e mirë që të konsiderohej një pagë bazike univerzale” për të gjithë.

Qeveria e Spanjës muajin e kaluar tha se e kishte ndërmend që të vendsote Të Ardhurat Bazike “sa më shpejt që të ishte e mundur” për një milionë mbajtës familjesh të varfra në mbarë vendin.

Skema dyvjeçare finlandeze, që u përdor në vitet 2017 dhe 2018 ka pasur interes të madh nëdrkombëtar, pasi u paguan 2 mijë qytetarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme që kishin qenë të papunë, e të cilëve iu dha një pagë bazike mujore prej 560 eurosh, pa obligimin për të kërkuar punë dhe pa reduktim në këtë pagë bazike nëse e pranonin atë.

Ideja po bëhet edhe më e fuqishme pasi teknologjia pritet të zëvendësojë shumë shpejt një të tretën e punëve aktuale në botë.

Hulumtuesit konkluduan se megjithëse kishte dallime të mëdha në përvojat e marrësve, ata përgjithësisht ishin më të kënaqur me jetën e tyre dhe kishin përjtuar më pak stres mendor, depresion, trishtim dhe vetmi.

“Disa njerëz thanë që Të Ardhurat bazike nuk kishin fare efekt në produktivitetin e tyre, pasi nuk kishte pasur punë për ta për gjërat për të cilat ishin trajnuar,” tha profesoresha Helena Blomberg-Kroll, autore kryesore e studimit. “Por të tjerët thanë se Të Ardhurat Bazike i kishin përgatitur që t’i merrnin edhe punët e paguara keq që pa ato të Ardhura të sigurara nga shteti do t’i kishin shmangur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat