​Turqia blen sistemin raketor rus, por mbetet në programin amerikan

Evropë

​Turqia blen sistemin raketor rus, por mbetet në programin amerikan

Më: 7 maj 2020 Në ora: 18:54
​Turqia blen sistemin raketor rus

Kreu i Drejtorisë për industrinë e mbrojtjes, Ismail Demir, tha sot se Turqia vazhdon të prodhojë dhe të shesë pjesë për F-35, edhe pse është e përjashtuar nga programi.

Turqia u përjashtua nga programi i prodhimit të avionëve F-35 në korrik të vitit të kaluar për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia. Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë pretendoi se blerja minonte marrëveshjet e NATO-s dhe marrëveshjet e ndërsjella.

"Në Shtetet e Bashkuara, për një kohë, ishte supozuar se asgjë nuk do të blihej nga Turqia për F-35 pas marsit 2020, por një qasje e tillë nuk ekziston më," tha Demir, duke shtuar se vendi i tij mbetet një "partner besnik" në programin F-35 .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat