Kryeministri hungarez provokon Kroacinë dhe Serbinë – publikon hartën e “Hungarisë së madhe”

Evropë

Kryeministri hungarez provokon Kroacinë dhe Serbinë – publikon hartën e “Hungarisë së madhe”

Nga: F. B. Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:46
Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka publikuar me rastin e provimit të maturës në vendin e tij hartën “historike” të Hungarisë në kuadër të së cilës ndodhet një pjesë e madhe Kroacisë dhe Serbisë së sotshme, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Në këtë publikim të tij në rrjetin social Facebook menjëherë kanë reaguar kryetari kroat Zoran Milanoviç dhe ministri i jashtëm kroat Goran Grliç Radman. Por reagime nga Serbia nuk ka pasur deri mbrëmë.

Milanoviç në profilin e tij në rrjetin social ka gjykuar “provokimin” përkatësisht publikimin e “hartës së globit, në të cilën shihet Hungaria e zmadhuar përndryshe vendi fqinj në historinë e re, shteti mik aktualisht në presionin kronik të hartomanisë”.

“Kroacia është vend, shtet edhe komb modern evropian. Në arkivat tona kemi shumë harta historike dhe vizatime në të cilat vendi ynë tregohet shumë më e madhe se që është sot. Edhe në arkivat edhe fiokat e shumë vendeve e shteteve evropiane ka harta të ngjashme. Mos i ‘shpërndani’ dhe mos i vendosni në profile” ka bërë thirrje Milanoviç.

Ai tërhoqi vërejtjen se ato harta “nuk janë aspak aktuale dhe të realizueshme, dhe më e rëndësishmja ato pafundësisht irritojnë fqinjët tanë ashtu si na kanë irrituar edhe neve “.

“Por secilën herë përsëri nga fillimi na çuditin hartat “historike” si një gjëra të errëta të nxjerra nga ana e disa “udhëheqësve” në komshi, Këto janë provokime të atyre që e dinë shumë mirë se hartat e tilla do mbesin vetëm në ormanë. Mësoni nga historia por shikoni në ardhmëri”, porositi Milanoviç nxënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat