Sëmundjes po i bie fuqia? Të infektuarit në Itali nuk vijnë më…

Evropë

Sëmundjes po i bie fuqia? Të infektuarit në Itali nuk vijnë më…

Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:43
Itali

“Të sëmurët tani janë shumë ndryshe nga ata të tre apo javëve më parë, vazhdojnë të zvogëlohen shifrat në terapitë intensive dhe po mbërrijnë gjithmonë e më pak njerëz në gjendje të rëndë me vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Situata ka ndryshuar kudo, jo vetëm në Bergamo e Milano, por edhe në Romë e Napoli”.

Deklaratën e bëri Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të kërkimeve farmakologjike Mario Negri në Itali.

“Nuk e di nëse virusi ka pësuar mutacion apo nëse ka ndryshuar ngarkesa virale e cdo pacienti, por ajo që mund të them me siguri është se tani gjendemi përballë një sëmundjeje shumë të ndryshme nga ajo që zhyti në krizë strukturat tonë në fillimin e pandemisë”, shprehet eksperti.

Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Itali shkoi një ditë më parë në mbi 30.000, por numri i viktimave të regjistruara, 243 ishte më i ulët se të enjten, 274. Italia është vendi me nivelin më të lartë të jetëve të humbura nga pandemia në botë pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Britania e kaloi të mërkurën shifrën e 30,000 viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat