Aeroporti Heathrow i Londrës: Masa e karantinës duhet të përmbushë “kushtet mjekësore”

Evropë

Aeroporti Heathrow i Londrës: Masa e karantinës duhet të përmbushë “kushtet mjekësore”

Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:36
Aeroporti Heathrow i Londrës

Aeroporti Heathrow i Londrës ka thënë se cilado masë e karantinës duhet të përmbushë kushtet mjekësore, pritjet e publikut dhe të zbatohet nga aeroportet.

Këto komente vijnë teksa janë duke u shqyrtuar mundësi për zbatim të karantinës 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur qeverinë në luftimin e krizës shëndetësore, derisa mbajmë gjallë rrugët tregtare për bizneset britanike në secilën pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë një zëdhënës i aeroportit.

“Heathrow është më shumë sesa aeroport, është zemra nga e cila rrjedh gjaku ekonomik i këtij shteti, dhe i cili është vital, ashtu që industria jonë të kthehet shpejt, kur Mbretëria e Bashkuar të jetë gati të bashkojë Britaninë”.

Shefat e këtij aeroporti kanë thënë se duhet të ketë standarde të përbashkëta ndërkombëtare sa u përket kushteve shëndetësore nëpër aeroplanë.

Mbretëria e Bashkuar është prekur më së keqi në Evropë nga koronavirusi i ri.

Mbi 200,000 persona janë infektuar me këtë virus në territorin britanik derisa mbi 30,000 prej tyre kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat