Koronavirusi po e humbet fuqinë? Cfarë thonë mjeket italianë! - Bota Sot
Koronavirusi po e humbet fuqinë? Cfarë thonë mjeket italianë!

Evropë

Koronavirusi po e humbet fuqinë? Cfarë thonë mjeket italianë!

Më: 10 maj 2020 Në ora: 08:25
Ilustrim

Nga Italia, vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi në botë pas pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbërrin një lajm shpresëdhënës.

Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të kërkimeve farmakologjike Mario Negri, deklaroi se “ është vënë re një fenomen pozitiv. Të sëmurët tani janë shumë ndryshe nga ata të tre apo katër javëve më parë, nuk ka shumë të shtruar në repartet e terapisë intensive dhe në spitale, po mbërrijnë gjithmonë e më pak njerëz në gjendje të rëndë me vështirësi të mëdha në frymëmarrje”.

Kjo gjë po shihet në pjesë të ndryshme të vendit, si në Milanon e prekur më shumë nga sëmundja, ashtu dhe në në Romë e Napoli”.

“ Nuk e di nëse virusi ka pësuar mutacion apo nëse ka ndryshuar ngarkesa virale e cdo pacienti, por mund të them se tani gjendemi përballë një sëmundjeje shumë të ndryshme nga ajo që zhyti në krizë strukturat tonë në fillimin e pandemisë”, ka thënë eksperti, duke shtuar kështu shpresat se pandemia po zbehet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat