Britania shënon 205 të vdekur nga virusi në spitale për 24 orë

Evropë

Britania shënon 205 të vdekur nga virusi në spitale për 24 orë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në spitalet britanike janë shënuar 205 viktima të koronavirusit.

Prej tyre, 178 të vdekur u shënuan në spitalet e Anglisë, 12 në spitalet e Uellsit, 10 në Skoci dhe 5 në Irlandën Veriore.

Qeveria pritet ta publikojë shifrën zyrtare më vonë gjatë ditës, pasi të jenë përfshirë edhe vdekjet në shtëpitë e kujdesit dhe në vende të tjera, shkruan “Metro UK”.

Mediet britanike e kanë publikuar një parullë të re, e cila pritet të zyrtarizohet nga kryeministri Boris Johnson të dielën në mbrëmje. Në parullën e re është larguar shprehja “Qëndro në shtëpi” dhe në vend të saj janë vendosur fjalët “Qëndro vigjilent”.

Shefi i qeverisë britanike tha më herët gjatë kësaj jave se po planifikon ta fillojë lehtësimin e masave kufizuese dhe shpreson që ky proces të nisë nga e hëna e javës së ardhshme.

Megjithatë, ai është përballur me vështirësi për ta siguruar përkrahjen e katër shteteve të Mbretërisë së Bashkuar, sepse ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha të dielën se për popullin e vendit të saj do të vazhdojë ta përdorë mesazhin “Qëndro në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat