Lajm i keq, rritet numri i infeksioneve me COVID-19 në Gjermani

Evropë

Lajm i keq, rritet numri i infeksioneve me COVID-19 në Gjermani

Më: 11 maj 2020 Në ora: 07:58
Gjermani

Gjermania ka shënuar rritje të shkallës së riprodhimit të infeksioneve me COVID-19 mbi nivelin 1.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani vlerësohet të jetë rritur mbi vlerën thelbësore të 1, duke arritur në 1.13, sipas qendrës së sëmundjes dhe kontrollit të vendit, Instituti Robert Koch, raporton Reuters.

Para ditës së shtunë, niveli i riprodhimit në Gjermani ishte nën 1, njoftoi instituti.

Shkalla e riprodhimit i referohet sa personave çdo person i infektuar me koronavirus do të infektojë mesatarisht.

Sfondi: Rritja e shkallës së riprodhimit tregon një rritje të infeksioneve në të gjithë Gjermaninë, disa ditë pasi kancelarja Angela Merkel njoftoi një lehtësim të masave të bllokimit.

Të mërkurën e javës së kaluar, Merkel njoftoi një rihapje graduale të të gjitha dyqaneve dhe shkollave, si dhe rifillimin e ligës së futbollit Bundesliga, megjithëse nuk do të ketë spektatorë.

Instituti Robert Koch tha se ka ende një “shkallë të pasigurisë” me këto vlerësime, por rritja e shkallës së riprodhimit “e bën të domosdoshëm për të vëzhguar zhvillimin shumë ngushtë gjatë ditëve të ardhshme”.

Gjermania ka raportuar më shumë se 171,000 raste të koronavirusit, duke përfshirë mbi 7.500 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat