Nga Rumania në Austri, punonjësit e kujdesit shëndetësor udhëtojnë drejt Vjenës

Evropë

Nga Rumania në Austri, punonjësit e kujdesit shëndetësor udhëtojnë drejt Vjenës

Më: 11 maj 2020 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Radhët për një tren drejt Austrisë janë të gjata.

Rreth 74 punonjës të kujdesit shëndetësor në Rumani po nisen për në Vjenë.

Sistemi shëndetësor austriak bazohet gjerësisht në stafe nga Evropa lindore, shumë prej të cilëve udhëtojnë duke qëndruar edhe për disa javë.

“Unë shkoj të kujdesen për një zonjë 82-vjeçare në Austri, në afërsi të Vjenës, Saint Haulten”, thotë një grua.

“Unë shkoj aty me gjithë zemër. Të gjithë duhet ta duan punën e tyre”, shprehet një tjetër.

Me masat kufizuese në fuqi, ambasada austriake në Bukuresht kërkoi krijimin e një korridori të posaçëm për këta punëtorë, duke u lejuar të kalojnë përmes Hungarisë për të arritur në vendin e punës.

Autoritetet austriake kërkuan që treni i parë të nisej nga Rumania javën e kaluar, por Ministria rumune e Transporteve aprovoi qarkullimin vetëm disa ditë më parë.

Veç kontrollit të dokumenteve, nën mbikëqyrje do të jetë edhe zbatimi i distancimit social, si dhe masat e tjera. Gjithashtu, të gjithë duhet të mbajnë maskë dhe doreza gjatë udhëtimit.

Kur treni të mbërrijë në Vjenë, punonjësit do t’i nënshtrohen një skanimi për COVID-19, përpara se të nisin nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat