Britania e Madhe nuk ka numëruar 8 mijë viktima nga Covid-19!

Evropë

Britania e Madhe nuk ka numëruar 8 mijë viktima nga Covid-19!

Më: 12 maj 2020 Në ora: 19:39
Ilustrim

Kthehet të rritet ne 627 numri i të vdekurve në bilancin e 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa deri tani në total kanë humbur jetën 32 mijë e 697 persona, sipas të dhënave të komunikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit të diagnostikuar prej fillimit të pandemisë kalojnë në 226 mijë e 463, me një numër të përditshëm testesh që ka zbritur në 85 mijë në krahasim me 100 mijë tamponët një ditë më parë.

Rastet e reja të ditës janë mbi 3000. Por, një përpunim statistikor nga ONS, Instati Britanik, tregon se gjithësesi vlerësimi real i bilancit prek 40 mijë viktima, që do ta çonte kështu Britaninë në vend të dytë pas SHBA për numër të vdekurish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat