Komisioni Evropian: BE të përgatitet për një valë të dytë të mundshme Covid-19

Evropë

Komisioni Evropian: BE të përgatitet për një valë të dytë të mundshme Covid-19

Më: 13 maj 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Teksa vendet po lehtësojnë masat shtrënguese kundër pandemisë Covid-19, në Evropë ekziston frika e një vale të dytë infektimi përgjatë verës.

Nisur nga eksperienca me viruset e tjera, ekspertët janë pothuajse të sigurt se virusi do të kthehet përsëri. Rreziku rritet akoma më shumë nga fakti se numri i ulët i rasteve dhe rritja e temperaturave mund t’i shpjerë njerëzit drejt një moskokëçarjeje sa i takon distancimit social dhe rregullave të higjienës.

Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian daklaroi nga Brukseli se “shtetet anëtare të BE-së duhet të përgatiten për një valë të dytë të mundshme të infeksioneve, dhe të përmirësojnë sistemet ekzistuese të diagnostikimin dhe gjurmueshmërinë e koronavirusit”.

Më tej ai shtoi:

“Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se valët e reja mund të ndodhin, edhe nëse një valë fillestare menaxhohet me sukses”.

Sipas komunitetit shkencor gjerman, për të përballuar më mirë fazën 2, secili vend duhet të ketë vende të mjaftueshme të kujdesit intensiv për pacientët e mundshëm Covid, duke llogaritur paraprakisht atë pjesë të popullatës të prekur nga patologjitë e mëparshme.

Për ekspertët, vala e dytë e pandemisë nuk është çështje” nëse ndodh”, por thjesht se “kur do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat