Mercenari rus kundër Vuçiq

Evropë

Mercenari rus kundër Vuçiq

Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:59
Albert Andijev

Mercenari rus Albert Andijev që ishte pjesë e ushtrisë serbe në Kosovë, akuzon Vuçiqin se e ka shitur Kosovën.

Këto akuza Andijev i ka bërë para ndërtesës së Parlaimentit serb, ku ka shtuar se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, po e shkelë Kushtetutën e Serbisë, duke thënë se Kosova do të jetë e pavarur.

Sipas tij, kjo është vepër penale dhe prokuroria serbe duhet të filloj hetimet kundër presidentit Vuçiq.

Albert Andijev gjatë luftës në Kosovë kishte qenë snajperist në Brigadën e motorizuar 549 të ushtrisë serbe. Ndërsa gjatë luftimeve në rajonin e Suharekës ishte plagosur dhe kishte humbur syrin e djathtë.

Andijev ka thënë se ka dalë para ndërtesës së Parlamentit Serb, për të mbështetur grevën e urisë, të deputetit të pavarur serb, Milladin Shevarliq. Shevarliq, që nga e hëna ka hyrë në grevë urie, duke kërkuar mbajtje të seancës në parlament, ku do të diskutohet për Kosovën dhe tërësinë territoriale të Serbisë.

Ndryshe, Andrijev është shumë aktiv në profilin e ti në Facebook, ku ka shumë postime kundër presidentit Vuçiq dhe Qeverisë serbe, duke i akuzuar për korrupsion dhe shitje të interesave serbe. Gjatë vitit të kaluar, mercenari rus ishte pjesë aktive e protestës së veteranëve serb, kundër projektligjit për veteranët serb.

Ndonëse ka më shumë se njëzet vite që jeton në Serbi, Andijev ende nuk e ka shtetësinë serbe edhe pse Qeveria e Serbisë ndër vite shumë shtetas të huaj i ka pajisur me shtetësi serbe. Për këtë arsye organizatat e veteranëve dhe ato proruse në Serbi, kanë akuzuar Qeverinë serbe që ende nuk ia ka dhënë shtetësinë Andijevit, edhe pse ai ka më shumë se dy dekada që jeton në Serbi, është i martuar me shtetase serbe dhe ka marr pjesë në luftime në Kosovë, ku edhe e ka humbur njërin sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat