Spanja drejt përmirësimit nga pandemia COVID-19, shënon bilance pozitive në 24 orë

Evropë

Spanja drejt përmirësimit nga pandemia COVID-19, shënon bilance pozitive në 24 orë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:05
Spanja

Spanja prej më shumë se një jave shënon ulje të numrit të viktimave nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 184 viktima ku gjithsej, 27,104 persona kanë humbur jetën me virusin.

Është ulur ndjeshëm dhe numri i të infektuarve gjatë kësaj kohe ku raportohen 439 raste të reja me një total prej 228,691 të infektuar.

Këtë të mërkurë, 1,843 persona kanë lënë spitalet ku në total 140,832 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Gjatë seancës parlamentare ditën e sotme, Presidenti Pedro Sanchez u ka kërkuar të gjitha forcave politike për tu bashkuar në këtë luftë kundër virusit.

"Ne duhet të bashkohemi dhe të lëmë më një anë konfrontimet politike" - shprehet Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat