Pandemia COVID-19, BE me hapa të kujdesshëm drejt kthimit në normalitet

Evropë

Pandemia COVID-19, BE me hapa të kujdesshëm drejt kthimit në normalitet

Më: 13 maj 2020 Në ora: 20:42
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se masat e reja kundër koronavirusit nuk do të zhduken me shpejtësi dhe se ekonomia dhe shoqëria do të hapen ngadalë, me kujdes dhe gradualisht.

Von der Leyen gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme tha se gjërat nuk do të jenë njësoj si më parë dhe se rimëkëmbja ekonomike do të marrë kohë.

"Ne kemi përjetuar edhe më herët periudha të ngadalësimit të ekonomisë, por ekonomia asnjëherë nuk ka arritur në ngadalësim si në të fundit tre muaj," tha Ursula der Leyen.

Duke kujtuar se aftësia e vendeve të BE-së për të luftuar epideminë është e ndryshme, Ursula von der Leyen tha që vendet dhe rajonet me ekonomi të orientuara nga shërbimet siç është turizmi vuanin shumë më tepër nga epidemia, transmeton KosovaPress.

Ursula von der Leyen kujtoi se secili vend anëtar ka mjete të ndryshme financiare dhe ato përdorin mbështetje publike ndryshe, dhe kjo situatë dobëson konkurrencën në kushte të barabarta në një treg të përbashkët.

Ajo theksoi se pakoja e planifikuar e shpëtimit ekonomik ndaj Covid-19 do të integrohet në buxhetin e BE-së për 2021-2027.

Ndërsa, presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel tha lëvizja e lirë në Evropë mund të kryhet në një mënyrë harmonike dhe të përgjegjshme, duke marrë parasysh shëndetin e qytetarëve të saj.

"Unë i nxis vendet anëtare të rihapin sa më shpejt kufijtë e brendshëm të BE-së, pasi kjo është thelbësore për ekonomitë dhe turizmin tonë," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat