Merkel: Virusi Corona mbetet rrezik, pa nguti në normalitet

Evropë

Merkel: Virusi Corona mbetet rrezik, pa nguti në normalitet

Nga: F.B Më: 14 maj 2020 Në ora: 06:13
Angela Merkel

Kancelarja gjerman Angela Merkel ka ftuar qytetarët që atë që deri tash e kanë arritur në planin e ngadalësimit të përhapjes së virusit Corona mos të rrezikojnë me ngutjen dhe dëshirën që sa më parë të kthehen në normalitet, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Corona mbetet rrezik për të gjithë ne“, porositi kancelaria gjermane duke fol në Dhomën e ulët të Bundestagut.

Gjermanët edhe disa kohë do të jetojnë me virusin Corona sepse ende nuk ka një ilaç efikas apo vaksinë ka theksuar Merkel.

„Do të ishte dëshpëruese nëse na duhet të kthehemi në masa restriktive që duam ta lëmë pas vetes, pasi duam atë tepër shpejtë” tha kancelarja.

Ajo porositi gjermanët që të kthehen në zyra, shkolla edhe kafiteri e klube sportive duke mbajtur distancën dhe ndërmarrjen e masave higjienike.

Atëherë do të jetë e mundshme sanimi i ekonomisë dhe do shpëtohen vendet e punës, ndërsa njerëzit do të jenë të mbrojtur ka potencuar Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat