Numri i vdekjeve në Spanjë rritet, frikë se po nis vala e dytë e virusit

Evropë

Numri i vdekjeve në Spanjë rritet, frikë se po nis vala e dytë e virusit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve ditore nga koronavirusi në Spanjë u rrit të enjten në nivelin më të lartë brenda një jave derisa autoritetet paralajmëruan se një valë e dytë e shpërthimit të virusit ishte e mundur pasi një studim mbarëkombëtar i antitrupave tregoi se rreth 5 për qind e popullsisë e kishin kontraktuar virusin.

Shifra e vdekjeve nga Covid-19 – që raportohet çdo ditë – është rritur të enjten në 217 nga 184 sa ishte një ditë më parë. Numri është rritur mbi 200 për herë të parë që nga 8 maji.

Shefi i Urgjencave Shëndetësore Fernando Simon ka thënë se arsyet për rritjen e numrit të infeksioneve akoma nuk dihen.

Më shumë se gjysma e vdekjeve janë raportuar në rajonin e Katalonisë.

“Ne tani jemi duke punuar në këtë rajon për të identifikuar datën e vdekjeve dhe për të vlerësuar më pas nëse këto janë viktima të reja nga koronavirusi, apo ka pasë një vonesë në përditësimin e të dhënave”, ka thënë Simon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat