Plazhet e Spanjës instalojnë sensorë që lajmërojnë kur vendi mbipopullohet

Evropë

Plazhet e Spanjës instalojnë sensorë që lajmërojnë kur vendi mbipopullohet

Më: 14 maj 2020 Në ora: 21:49
Spanjë

Në plazhet e Spanjës po instalohen sensorë për të siguruar rregullat e distancës sociale. Këta sensorë lajmërojnë turistët kur pikat turistike mbipopullohen.

Një plazh në qytetin turistik Fuengirola në Costa Del Sol është i pari në Spanjë, ku është instaluar sistemi i inteligjencës artificiale.

Skanera të montuar pranë shtyllave të dritës do të monitorojnë numrin e njerëzve në plazhe dhe më pas do të informojnë turistët me anë të një aplikacioni se cilat zona janë më të ngarkuarat.

Kjo vjen pasi një lider rajonal në vend premtoi që ishujt e Ibizës dhe Majorkës, të cilët tejmbushen me turistë çdo verë, janë ‘të sigurtë’ për vizitorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat