COVID-19 ndryshon pamjen e plazheve italiane

Evropë

COVID-19 ndryshon pamjen e plazheve italiane

Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:39
Itali

Claudio Ambrogetti ka 15 vite që menaxhon një plazh në Taormina të Sicilisë, por situatë si kjo nuk ka parë ndonjëherë.

Në Itali ka shumë biznese familjare që mbahen duke menaxhuar plazhe dhe zakonisht vuajnë për hapësirë. Por këtë vit do të ketë probleme të reja.

Rregullat e reja të vendosura nga qeveria për të luftuar coronavirusin do ta detyrojnë që t’i vendosë çadrat të paktën pesë metra larg njëra-tjetrës, gjë që do t’i kushtojë shumë për biznesin.

Veç kësaj, ai duhet të ofrojë xhel dezinfektues për të gjithë si dhe të dezinfektojë banjat rregullisht.

Për të shtuar mbrojtjen, disa kompani që menaxhojnë plazhet kanë preferuar të ofrojnë ndarje xhami, që të krijojnë hapësira të sigurta.

Brukseli ka kërkuar të hapen kufijtë për turizmin veror, por shtetet europiane nuk janë të gjitha në të njëjtën fazë me COVID-19, ndaj dhe kufizimet i kanë të ndryshme.

Italia varet shumë nga turizmi, që mbulon rreth 13% të prodhimit të brendshëm bruto dhe mban po 13% të të punësuarve.

Turizmi ishte një nga sektorët e parë që u godit nga pandemia, kur qeveritë urdhëruan mbylljen e kufijve dhe të linjave ajrore.

Italia ka 11.000 biznese në 7500 kilometra plazhe, të cilat përbëjnë 37% të të gjithë të ardhurave totale të turizmit.

Vetëm ishulli i Sicilisë pret 5.1 milionë turistë në vit, 53% te të cilëve janë italianë, ndërsa 2.4 milionë vijnë kryesisht nga Europa perëndimore dhe SHBA-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat