Greqia sot hap plazhet, ja rregullat strikte që do të ndiqen

Evropë

Greqia sot hap plazhet, ja rregullat strikte që do të ndiqen

Më: 16 maj 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga sot.

Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:

-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje

-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë

-Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

-Në çadra do të jenë dy shezllone, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

-Nuk do të ketë tryeza në lokale-Punonjësit do të mbajnë maska

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.
Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat