Mihajlo porositi priftërinjtë e Beogradit: Nga Mali i Zi mund të marrin vetëm pluhurin në opinga

Evropë

Mihajlo porositi priftërinjtë e Beogradit: Nga Mali i Zi mund të marrin vetëm pluhurin në opinga

Nga: F. B. Më: 16 maj 2020 Në ora: 11:38
Mirash Dedeiq

Në deklaratën që transmetojnë mediat malazeze Mirash Dedeiq që rrejshëm paraqitet si mitropoliti Mihajlo thekson se objektet e shenjta që mbron Kisha Ortodokse Serbe (SPC) dhe besimtarët e saj në të vërtetë janë pronë malazeze dhe porositi “Priftërinjtë beogradas se nga Mali i Zi mund të marrin vetëm pluhurin në opinga”, shkruan “srpskidnevnik”, transmeton “Bota sot”.

Gazeta serbe përkujton se në mënyrën e njëjtë edhe Stjepan Mesiç ish presidenti i Kroacisë në vitet 90-ta ka kërcënuar serbët dhe ka deklaruar se nga Kraina “mund të marrin me vete vetëm baltën nga opingat”.

“Ata u ngritën në kryengritje kundër rregullimit kushtetues duke organizuara parakalime e lutje dhe sjellin në pikëpyetje vlerat e civilizimit evropian dhe sulmojnë faktet historike” ka thënë Mirash.

“Të kujt janë objektet e shenjta nëse nuk janë malazeze ? Secili gur i kishave tona dhe manastireve ruan identitetin kulturor të popullit tonë dhe hapësirës malazeze” ka shtuar ai.

Ambiciet e filialit të Cetinjës të Patriarshisë së Beogradit që paraqitet me kishën janë në shpërpjesëtim me fuqinë që tentohet të kompensohet me mbështetjen me Serbinë dhe Republikën Srpska– tha.

Ai ka ftuar qytetarët që të tubohen “ tubohen rreth vlerave që përbëjnë boshtin e shoqërisë civile siç është shoqëria civilizuese “, dhe gjithçka me qëllim si tha ai që të “evitoj thyerjen e shtetit dhe rënien në robëri të qendrave të fuqisë së Beogradit “.

Kjo është edhe një deklaratë në serinë e deklaratave që tregojnë se Dedeiç sipas gazetës serbe ka humbur ndjenjën me realitetin ky njeri nuk paraqet asgjë tjetër pos dorë e zgjatur e Milo Gjukanoviç që leh sipas urdhrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat