Një nga vendet më të famshme kulturore të Greqisë është rihapur sot

Evropë

Një nga vendet më të famshme kulturore të Greqisë është rihapur sot

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Greqia vazhdon rihapjen e pikave turistike.

Akropoli në Athinë u rihap sot për vizitorët pasi u mbyll përkohësisht për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 200 pika arkeologjike në vend do të rifillojnë biznesin sot, sipas Ministrisë Greke të Kulturës.

Ato janë vendet e para kulturore për t’u rikthyer në operacione normale, të ndjekura nga kinematë me ajër të hapur më 1 qershor, muzetë në 15 qershor dhe ngjarjet e artit në 15 korrik, tha Ministrja e Kulturës Lina Mendoni.

Hapësirat do të funksionojnë nga 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite, ora lokale me masa sigurie, sipas udhëzimeve të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të vendit.

Këto përfshijnë mbajtjen në distancë prej 1.5 metrash midis njerëzve dhe sigurimin e një numri maksimal të vizitorëve për sitin arkeologjik.

Do të ketë rregulla të posaçme për ambientet sanitare, ndërsa rekomandohet veshja e maskave dhe përdorimi i dezinfektuesve të duarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat