“Fëmijët nuk na e ngjisin Covid-19″/ Studimi i ri që po shqyrtohet nga qeveria britanike

Evropë

“Fëmijët nuk na e ngjisin Covid-19″/ Studimi i ri që po shqyrtohet nga qeveria britanike

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:08
Ilustrim

Fëmijët nuk janë bartës dhe transmetues kryesorë të koronavirusit në shkolla, sipas një studimi që qeveria britanike po e po analizon.

Dokumenti, nga Qendra Kombëtare për Kërkime mbi Imunitetin, është fokusuar tek rastet e Covid-19 në shkolla në New South Wales, shtetin me popullatën më të madhe në vend.

“Fëmijët nuk janë bartës kryesorë të përhapjes së Covid-19 në shkolla apo komunitet”, thotë raporti. Grupi nënvizon se zbulimet e tij janë në një linjë me studime të tjera që kanë ilustruar një përhapje të kufizuar mes fëmijëve dhe nga fëmijët tek të rriturit. Një anëtar i një grupi këshillues shkencor për emergjencat, tha se qeveria e Britanisë së Madhe po e shqyrton raportin ndërkohë që po vlerëson mundësinë e rihapjes me faza të shkollave fillore, nga 1 qershori.

Fatmirësisht, siç tregojnë shifrat, fëmijët mund të preken nga koronavirusi, ndonjëherë, por nuk shfaqin simptoma serioze. Por ka qenë e paqartë se sa ata mund ta kalojnë virusin te njëri tjetri ose tek të rriturit. Faktet kanë treguar se të moshuarit janë më të rrezikuarit për komplikacione nga virusi. Ndërsa fëmijët, zënë një përqindje shumë të ulët të rasteve të diagnostikuara me Covid-19. Fëmijët janë në anën tjetër supershpërndarës të sëmundjeve të tjera, si gripi. Ata konsiderohen një grup rreziku kur flitet për grip, por deri më tani, duket se nuk rrezikohen shumë nga koronavirusi. Një nga pjesët e munguara të pazëllit është pikërisht se sa fëmijët mund ta përhapin sëmundjen.

Pavarësisht disa studimeve, është ende shpejt për të ditur se si njerëzit e infektuar, të cdo moshe, pa simptoma, ose me simptoma të lehta, mund ta shpërndajnë virusin. Koronavirusi transmetohet në mënyrë të ngjashme me virusin e gripit, përmes kollës apo duke prekur objekte të kontaminuara. Mbajtja e distancës dhe larja e duarve, këshillohet për të ndaluar përhapjen. Por këto masa janë sfiduese edhe për të rriturit. Nëse fëmijët janë apo jo përhapës të koronavirusit, kjo është ende jo shumë e qartë. Një teori është ajo sipas të cilës, mushkëritë e fëmijëve, mund të përmbajnë më pak receptorë nga ata që koronavirusi përdor për të infektuar qelizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat