Komisioni Evropian kërkon mbështetje për sektorin e medias gjatë dhe pas pandemisë

Evropë

Komisioni Evropian kërkon mbështetje për sektorin e medias gjatë dhe pas pandemisë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 17:00
Foto

Komisioni Evropian u bëri sot thirrje shteteve anëtare për të mbështetur mediat dhe gazetarinë e pavarur në mënyrë që për këtë sektor vendimtar për demokracinë në Evropë të kapërcehen pasojat e COVID-19.

Në Bruksel theksojnë rëndësinë e një sektori funksional të mediave në Evropë me qëllim të promovimit të demokracisë, lirisë, diversitetit dhe krijimtarisë evropiane.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për seriozitetin e ndikimit të pandemisë së virusit në sektorin e mediave në Evropë dhe më gjerë. Mediat lokale dhe gazetarët janë shumë të prekur dhe kanë probleme serioze ekonomike”, tha zëdhënësi i Komisionit, Christian Wiegand.

Shumë zyrtarë të institucioneve të BE-së janë deklaruar me rastin e grevës së gazetarëve të Agjencisë italiane të lajmeve ANSA, të cilët po protestojnë kundër reduktimit të paralajmëruar të orarit të punës, por edhe të buxhetit për pagat e tyre.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, dhe nënkryetarja e Komisionit, Vera Jurova, shprehen solidaritetin me gazetarët, duke theksuar rolin e tyre të përgjithshëm në shoqërinë evropiane, veçanërisht gjatë pandemisë COVID19.

“Në këto dramatike kualiteti i informacionit nuk mund të ekspozohet ndaj kufizimeve dhe kursimeve. Kjo do të ishte një goditje për lirinë e të gjithëve ne”, tha Sasoli.

Komisioni Evropian thekson se brenda planit për rimëkëmbjen ekonomike, instrumentet janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare, të cilat shërbejnë, ndër të tjera, për të mbështetur sektorin e mediave.

“Ne do të vazhdojmë të mobilizojmë fondet e BE-së, në mënyrë që të mundësojmë që media të mëdha dhe të vogla në Evropë të kapërcejnë këtë krizë”, thonë në KE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat