Vlonjati sjell me postë nga Spanja 11 mijë fara kanabisi

Evropë

Vlonjati sjell me postë nga Spanja 11 mijë fara kanabisi

Më: 18 maj 2020 Në ora: 17:09
Ilustrim

Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës.

Sipas news24, më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako, që për policinë është cilësuar e dyshimtë.

Për këtë arsye, është bërë kontrollimi i pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis sativa.

Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llamba dhe një pjesë tjetër ishin për t’u kultivuar në natyrë.

Pakoja kishte si destinacion qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj është bërë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari, Olsi Çaushaj, banues në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat