Bosnje dhe Hercegovina rihap kufijtë më 1 qershor

Evropë

Bosnje dhe Hercegovina rihap kufijtë më 1 qershor

Më: 18 maj 2020 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Kufijtë e Bosnje dhe Hercegovinës do të rihapen më 1 qershor, konfirmoi kabineti i Këshillit të Ministrave të këtij vendi.

Ky vend i ka mbyllur kufijtë për të huajt më 17 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar tani vendimin që përcakton kushte shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje.

Detaje për to do të jepen në një nga seancat e ardhshme të këtij Këshilli..

Bosnja dhe Hercegovina ka konfirmuar afro 2,300 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 133 viktima.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive, por është përgjegjësi e secilit individ që t’i zbatojë masat dhe kështu të parandalojë përhapjen e koronavirusit”, u tha gazetarëve Goran Çerkez, anëtar i Shtabit të Krizave në Ministrinë e Shëndetësisë të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat