Spitali në Britani të Madhe mund të fillojë testimin e pacientëve me coronavirus, përmes “copëzave nikotine”

Evropë

Spitali në Britani të Madhe mund të fillojë testimin e pacientëve me coronavirus, përmes “copëzave nikotine”

Më: 18 maj 2020 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Një spital i Shërbimit Kombëtar për Shëndetin (NHS) në Uells, së shpejti mund të fillojë testimin e pacientëve me COVID-19 përmes “copëzave nikotine”.

Sipas mediave të huaja, mjekët në “Spitalin Royal Glamorgan” kanë thënë që “copëzat e nikotinës” duhet të konsiderohen si një trajtim i mundshëm ndaj COVID-19, ndërkaq po presin edhe konfirmimin nga autoritetet kompetente.

Studimet e pacientëve me coronavirus, në Kinë, SHBA, Itali, Mbretëri e Bashkuar, kanë treguar se ekziston një përhapje e ulët e infeksioneve tek njerëzit që e pinë duhanin.

Sugjerohet që duhanpirësit kanë më pak të ngjarë të infektohen me coronavirus – një teori që shkencëtarët e kanë pranuar si të ‘çuditshme’.

Ndërkaq të tjerët duhanpirës që infektohen, kanë më shumë gjasa që t’ju përkeqësohet gjendja e tyre shëndetësore.

Nikotina thuhet se parandalon dëmtimin e mushkërive te kafshët me sindromë akute të frymëmarrjes – një gjendje kërcënuese që po shfaqet edhe nga coronavirusi.

Studimet kanë treguar se niktoina mund të parandalojë një reagim të rëndë të sistemit imunitar të quajtur “stuhi citokine” një fenomen që po vret shumë pacientë me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat