Rriten rastet me koronavirus, Franca mbyll 70 shkolla

Evropë

Rriten rastet me koronavirus, Franca mbyll 70 shkolla

Më: 19 maj 2020 Në ora: 15:32
Jean-Michel Blanquer

Të paktën 70 shkolla në Francë janë mbyllur pas një rritjeje të rasteve të dyshuara me koronavirus në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Francez i Arsimit të martën për CNN, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar në shkolla që nga rihapja.

Shkolla “duhej të mbyllnin dyert e tyre” pasi rastet e dyshuara me Covid-19 u shfaqën në komunitetin e gjerë, tha një oficer për shtyp i ministrisë për CNN.

“Për shembull, nëse merrni qytetin e Sensit, 25 nga 70 shkollat ​​për të cilat ne folëm janë në të njëjtin qytet, sepse kishte një rast me Covid-19 në atë qytet,” njoftoi ministria.

Lajmi vjen në një kohë kur vendi ndodhet në procesin e ndërlikuar të rifillimit të ekonomisë dhe lehtësimit të masave kufizuese pa shkaktuar ndonjë nxitje të rasteve të reja me koronavirus.

Rreth 40,000 shkolla janë rihapur që javën e kaluar, njoftoi Ministri Francez i Arsimit, Jean-Michel Blanquer të hënën.

Nga 1.4 milion nxënës që janë rikthyer në klasa, 186,000 janë në gjimnaze në “zona të gjelbërta”, të cilat janë rrethet franceze, ku qeveria ka vendosur që epidemia të mos jetë shkak për kufizime në lëvizjen e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat