Spanja lehtëson masat, merr vendimin për nisjen e fluturimeve me Italinë

Evropë

Spanja lehtëson masat, merr vendimin për nisjen e fluturimeve me Italinë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 15:36
Ilustrim

Spanja hoqi të martën ndalesën e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia, të vendosur që më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi. Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit. Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.

Në kulmin e shpërthimit të koronavirusit, Spanja ka humbur qindra njerëz në ditë. Por, në 24 orët e fundit, ajo ka raportuar për 59 viktima, që është numri më i ulët në dy muajt e fundit. Në total, Spanja ka regjistruar 27,709 viktima nga koronavirusi dhe mbi 230,000 të infektuar. Italia qëndron pas Spanjës me numër të të infektuarve, por ka më shumë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat