Admirali kroat: Kroacisë i takon e tërë Bosnja një pjesë e Serbisë dhe e Malit të Zi

Evropë

Admirali kroat: Kroacisë i takon e tërë Bosnja një pjesë e Serbisë dhe e Malit të Zi

Nga: F. B. Më: 20 maj 2020 Në ora: 09:47
Davor Domazet Losho

Admirali kroat në pension Davor Domazet Losho (72) ka theksuar të dhëna alarmuese se e gjithë Bosnja dhe Hercegovina sikurse edhe një pjesë e Serbisë dhe e Malit të zi i takojnë Kroacisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Kjo nuk ka lidhje me Luftën e Dytë Botërore, por dihet se e gjithë Bosnja dhe Hercegovina në ët vërtetë është mbretëria kroate – kjo është vend kroat. Le ta kenë të qartë të gjithë, vend kroat është edhe Boka e Kotorrit deri në Ulqin përkatësisht deri në jug të Budvës” ka thënë Losho në një emision në televizionin e Osjekut.

"Po ashtu, që serbëve mos të ju them se vend kroat është Sremi, Baçka dhe pjesë të Banatit” ka shtuar Davor Domazet Losho.

Duke sqaruar këto qëndrime admirali ka nënvizuar se qendrave të majta liberale globale nuk i janë interesant partitë e majta liberale politike, sepse në to kanë bastione mbështetëse, me ç’rast edhe për HDZ ka thënë se i është marr popullit kroat përkundër lidhjeve të forta emotive dhe pjesës së anëtarësisë dhe trupit votues ndaj asaj lëvizje për shkak të formimi të shtetit kroat.

Losho konstaton se Kroacia është nënshtruar “sikur asnjëherë më parë qëllimeve edhe kërkesave serbo-mëdha, eksponent i së cilës Milorad Pupovac, si kurrë më parë edhe qëllimeve italiane, hungareze edhe sapo krijuara myslimane-boshnjake që nuk janë zhdukur dhe që godasin në Kishën katolike në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Përndryshe Losho ishte këshilltar i kryetares që mëhershme të Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç, të cilin e ka ndërruar në vitin 2017 pas dy vjet e gjysmë funksioni.

Aso kohe mediat kroate patën shkruar se shkas i ndërrimit ishin deklaratat luftënxitëse ndaj fqinjëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat