Boris Johnson telefonon miliarderin Bill Gates, flasin për temën që po e preukupon gjithë botën

Evropë

Boris Johnson telefonon miliarderin Bill Gates, flasin për temën që po e preukupon gjithë botën

Më: 20 maj 2020 Në ora: 09:59
Ilustrim

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me miliarderët amerikanë Bill dhe Melinda Gates, ku ka folur me ta për gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Një deklaratë e Downing Street ai tha se ata kanë folur për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar vendet në të gjithë botën të luftojnë virusin dhe punën e Fondacionit Gates në këtë fushë.

“Të dy palët shprehën shpresën se një vaksinë e vlefshme do të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ajo.

Biseda vjen përpara Samitit Global të Vaksinave, më 4 qershor në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat