Në Holandë po dyshohet për rastin e parë të infektimit me Covid-19 nga kafsha te njeriu

Evropë

Në Holandë po dyshohet për rastin e parë të infektimit me Covid-19 nga kafsha te njeriu

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:24
Ilustrim

Qeveria holandeze ka thënë se ka gjasa që një punëtor në një fermë të vizonëve është infektuar me koronavirus nga njëra prej kafshëve.

Ky informacion u publikua në orët e vona të së martës në faqen zyrtare të qeverisë në internet, ku u tha se për këtë rast janë duke u bërë hulumtime shtesë, shkruan “BBC”.

Nëse vërtetohen këto dyshime, ky do të ishte rasti i parë në botë i transmetimit të virusit nga kafsha te njeriu. Autoritetet kanë filluar të marrin masa nëpër fermat e vizonëve në tërë vendin për ta parandaluar përhapjen e mundshme të virusit.

Gëzofi i vizonëve përdoret për prodhimin e rrobave luksoze

“Rezultatet e studimit të ri kanë një ndikim të madh te pronarët, familjet dhe punëtorët e fermave të vizonëve si dhe te komunitetet lokale. Prandaj, unë jam në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira”, tha ministrja holandeze e bujqësisë, Carola Schouten.

Ndryshe, ekspertët mjekësorë dyshojnë se Covid-19 kaloi nga kafshët te njeriu në Wuhan të Kinës, për t’u përhapur pastaj në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat