Në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Zlatan Pershiq.
“Aktualisht, 25 pacientë janë shtruar në spital, ndërsa asnjë nuk i vendosur në oksigjenoterapi. Në 24 orët e fundit, 18 persona janë shëruar nga COVID-19”, ka thënë Pershiq.
Aktualisht në këtë vend janë 109 raste aktive më koronavirusin e ri.
Deri më tani në Bosnje dhe Hercegovinë janë konfirmuar më shumë se 1 mijë të infektuar, ndërsa numri i viktimave është 37.
Në Republikën Serbe të Bosnjës, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja.
Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë siguruar një 1.2 milion dollarë shtesë për të mbështetur Bosnjë dhe Hercegovinën në luftën kundër pandemisë së COVID-19.