I zbehtë dhe i dobët; Kështu duket Boris Johnson pasi u shërua nga Covid19

Evropë

I zbehtë dhe i dobët; Kështu duket Boris Johnson pasi u shërua nga Covid19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 16:46
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe është fotografuar këtë mëngjes teksa po bënte ecjen e përditshme, për të marrë veten pasi fitoi betejën me Covid-19.

Boris Johnson 55 vjeç, dukej tejet i zbehtë dhe i dobësuar, ndërsa veshja e tij, ndryshe nga daljet publike zyrtare si kryeministër i vendit, kësaj here ishte sport me pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe një T-shirt të bardhë.

Numri 1 i qeverisë britanike i vuri qëllim vetes që të bëjë çdo ditë ecje dhe ushtrime në natyre, pasi së fundmi ai shtoi në peshë për shkak të kujdesit intensiv që mori në spital gjatë kurimit nga koronavirus.

Sipas ‘The Times’ Johnson i ka thënë disa kolegëve të tyre njerëzit mbipeshë janë më të predispozuar që të kenë komplikacione nga Covid-19.

Boris u diagnostikua me Covid-19 në Prill dhe 10 ditë më vonë ai u shtrua në spital për 1 javë ku edhe ju desh t’i nënshtrohej edhe terapisë intensive për shkak të shfaqjes së komplikacioneve.

Image
Boris Johnson
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat