Zvicra ngrin paditë e pasagjerëve kundër agjencive të udhëtimit

Evropë

Zvicra ngrin paditë e pasagjerëve kundër agjencive të udhëtimit

Më: 20 maj 2020 Në ora: 17:12
Ilustrim

Qeveria zvicerane ka urdhëruar që të gjitha proceset gjyqësore që lidhen me rimbursimin e shpenzimeve të agjencisë së udhëtimit për klientët, udhëtimet e të cilëve u anuluan për shkak të virusit korona, të ngrihen deri në fund të shtatorit.

Qeveria deklaroi se sektori i turizmit ishte prekur rëndë nga pandemia, transmeton AP.

Masa e përkohshme i referohet parave që klientët paguanin para anulimeve, dhe qeveria deklaroi se agjencitë e udhëtimit duhet të paguajnë borxhin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qeveria deklaroi se qëllimi i vendimit është gjithashtu të mbrojë klientët, të cilët mund të marrin vetëm një pjesë të parave mbrapa nëse agjencitë e udhëtimit deklarojnë falimentim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat