Spanja e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në publik – përfshirë edhe fëmijët mbi moshën gjashtë vjeç

Evropë

Spanja e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në publik – përfshirë edhe fëmijët mbi moshën gjashtë vjeç

Më: 20 maj 2020 Në ora: 17:24
Spanja

Sipas mediave të huaja,vendimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë pasi vendosja e maskës është efikase për frenimin e coronavirusit, ndërkaq pritet të zbatohet që nga enjtja për hapësirat publike të mbyllura dhe jashtë.

Spanja ka raportuar deri më tani 27 mijë viktima nga virusi dhe 232 mijë raste, ndërsa ekonomia e varur nga turizmi parashikohet të pësojë rënie deri në 12.4 për qind në vitin 2020.

Kryeministri i vendit Pedro Sanchez synon të heqë pjesën më të madhe të bllokimit deri në fund të qershorit nëse nuk ka një valë të dytë të sëmundjes COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat