Stafi i një çerdhe në Londër nuk do të bartë maska, pasi thonë se fëmijëve të vegjël u duken të frikshme

Evropë

Stafi i një çerdhe në Londër nuk do të bartë maska, pasi thonë se fëmijëve të vegjël u duken të frikshme

Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Stafi në një çerdhe në Londër nuk do të veshë maska, pasi fëmijëve të vegjël iu duken të frikshme.

Sipas mediave të huaja, Anne Sheldon, e cila drejton shkollën parashkollore në Londër konkretisht në Wandersworth, i testoi maskat me fëmijët e vegjël të punëtorëve dhe foshnjat, ndërsa përgatiteshin të rihapnin klasat nga 1 qershori.

Ajo i tha Metro.co.uk se fëmijët ishin ‘vërtet të frikësuar’, gjatë këtij procesi testimi.

“Kur punojmë me fëmijët e vegjël, shprehjet tona të fytyrës janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Sheldon.

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të shohin se si lëviz goja për shkak të komunikimit, sepse mësojnë të flasin duke kopjuar”, u shpreh ajo.

“Ne kemi menduar t’i vendosim maskat derisa e kuptuam që fëmijët i shohin të frikshme”, tha ndër tjerash Sheldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat