Modeli suedez nuk funksionon, shkalla me e lartë e vdekshmërisë në Europë

Evropë

Modeli suedez nuk funksionon, shkalla me e lartë e vdekshmërisë në Europë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Suedia ka regjistruar mesatarisht 6,25 vdekje në ditë për një milionë vetë për shkak të koronavirusit gjatë javës së fundit. Këtë tregojnë statistikat e ‘Our World In Data’, ç’ka dëshmon sipas mediave në Itali, se modeli suedez, nuk funksionon.

Vendi shënoi një ditë më parë numrin më të madh të jetëve të humbura për frymë në të gjithë kontinentin e vjetër. Në Mbretërinë e Bashkuar, vdekshmëria është 5,75 në ditë për një milion vetë, në Belgjikë 4,6, në Francë 3,49 dhe në Itali, mesatarisht 3, shkruan Corriere della Sera.

Suedia nuk e vendosi kurrë karantinën dhe preferoi të inkurajonte ndjenjat personale të përgjegjësisë tek qytetarët e saj, duke i kërkuar të qëndrojnë në shtëpi vetëm atëherë kur janë të sëmurë e të ruajnë në publik distancën sociale. Vendi regjistroi në prill muajin më vdekjeprurës prej gati tre dekadash.

Qasja suedeze ndaj koronavirusit është kritikuar brenda dhe jashtë kufijve, veçanërisht pasi numri i viktimave atje, mbi 3.800, i tejkaloi shumë shifrat në vendet nordike fqinje, të cilat vendosën masa të ashpra izolimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat